Luftë me gurë mes shokësh, një vdes një në koma
DURRES -Dy shokë të ngushtë në jetë, por edhe në gotë (pije) pas konsumimit të një sasie alkooli janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas janë qëlluar me gurë. Sherri ka rezultuar fatal, pasi njëri ka gjetur vdekjen, kurse tjetri ka rënë pa ndjenja.
Në orën 07:00 të ditës së djeshme, banorët e lagjes nr.14 Shkozet Durrës, në zonën që njihet si "5-lekëshi", pranë trasesë së hekurudhës, kanë konstatuar 2 persona të shtrirë përdhe të gjakosur e me plagë në kokë. Ata menjëherë kanë njoftuar policinë për atë që kishin parë, duke saktësuar vendin e ngjarjes. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili menjëherë rrethoi vendin e krimit. Hetuesit konstatuan se njëri prej viktimave gjendej në ferra në pozicion me këmbët lart dhe me kokë në tokë, ndërsa tjetri në kanal. Fare pranë tyre kalonte vija hekurudhore. Viktimat kishin plagë në pjesën e kokës, ndërsa përreth kishte gurë të gjakosur, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale nga ana e ekspertëve. Gjatë këqyrjes së viktimave u pa se njëri prej tyre (ai në ferra) kishte vdekur, ndërsa tjetri ishte i plagosur rëndë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku gjendet në gjendje kome, e për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë. Personi i vdekur është Krenar Mustafa, 42 vjeç banues në zonën e plazhit, i martuar e me 2 fëmijë. Ndërsa personi i plagosur është Astrit Piku 49 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet të Durrësit, gjithashtu i martuar me 2 fëmijë.
Sipas ngjarjes së ndërtuar nga policia, pas një seance konsumi alkooli, gjatë kthimit për në banesa, siç duket ata duhet të jenë grindur me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar me gurë. Sidoqoftë, e gjitha kjo mbetet në fazën e dyshimeve, përderisa Piku ndodhet pa ndjenja dhe nuk merret dot në pyetje nga ana e hetuesve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)