E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gjithcka per te ulur TVSH-ne Punesimi do te rritet me 30 ne turizem

Në 4 vitet e tjera qeveria do të hartojë projektet e mëdha turistike, për t’ia ofruar kompanive dhe vendeve me mundësi të mëdha financiare. 
Ky ishte angazhimi i premtuar sot nga ana e Kryeministrit Berisha gjatë një bashkëbisedimi me biznesmenë të sektorit të turizmit. Në vlerësimin e kreut të qeverisë kjo do jetë praktika e re me të cilën do të angazhohet kampi i djathtë për të hartuar me kompanitë më
serioze për ndërtimin e zonave më të bukura.
“Politika jonë fiskale shumë tolerante. Nëse do shohësh tek të ardhurat nga turizmi janë larg nga ato që realizon çdo vend tjetër. Por kjo është e qëllimshme sepse pjesa dërrmuese e turizmit përballohen në kushte familjare, jo në hotele me shumë yje. Kjo na ka nxitur të lejojmë e të mos jemi dorështrënguar ndaj këtyre komuniteteve. Kemi dashur të evitojmë korrupsionin në gradimin e hoteleve, por tani është koha për gradimin", vuri në dukje Berisha. 
Duke vlerësuar turizmin si një ndër degët më fitimprurëse dhe nxitëse e zhvillimin ekonomik, Kryeministri Berisha lajmëroi për reduktim të taksave në këtë sektor. “Do kalojmë ligjin që të përjashtojmë për 7 vjet taksa në zonat malore. Jam dakort qe TVSH te shikohet dhe do bej diskutim te gjere me zyrtaret e financave qe kane mendimet e tyre dhe te arrijme ne nje zgjidhje me te mire sa i perket funskionimi te logjistikes turisitke ne shqiperi. Kjo edhe pse privon nje sasi te ardhurash ajo kompletohet permes shtimit te turisteve”, vlerësoi kreu i qeverisë.  Në gjykimin e tij, turizmi në ekonominë shqiptare është bërë një degë kryesore me rritjen më të shpejt se të gjitha degët e tjera. 
Madje në në këtë këndështrim, Berisha evidentoi faktin se në çdo rrafsh që të analizosh Shqipërinë, gjen vetëm një përgjigje, potenciali i saj më i madh është ai turistik e pastaj të tjerat. 
“Nga viti 2004 deri sot Shqipëria ka pasur rritjen më të shpejtë dhe më të fuqishme të numrit të turistëve nga 300 mijë nga 2004 në 4.7 mln në 2012. Qeveria është përpjekur shumë të ndjekë këto ritme shumë të shpejta të bumit turistik të vendit dhe në këtë hark kohor të shkurtër kemi bërë përpjekjet më të mëdha për infrastrukturën, ku janë dërtuar nga 2006 rreth 504 km rrugë me destinacion strikt turistik, 351 km rrugë që shkojnë nga akset kombëtare drejt Jonit dhe Adriatikut dhe 154 km rrugë drejt turizmit malor. Janë në ndërtim disa impianete të mëdha të përpunimit të ujërave të zeza, që do bëjnë që ujërat e deteve dhe liqeneve të jenë më të pastra. Përpjekjet për sistem kanalizimi të përshtatshëm, siç është bërë masterplani për bregun jonian, ashtu do të punohet dhe për të tjerat. Gjithashtu, po punohet për masterplan për zonat turiztike malore”, u shpreh Berisha. 
Kryeministri ka garantuar se do të shqyrtohet propozimi i biznesit për lëvizjen e datës së zgjedhjeve. 
“Jo për këto zgjedhje, por do e shqyrtojmë, që zgjedhjet të mos kapin muajt e kulmit turistik, të zhvillohen në tetor apo mars. Do të jem promotor për spostimin e datave të zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.  Njëkohësisht në këtë bashkëbisedim u trajtuan një sërë çështjesh ku në fokus ishte pikërisht ndërtimi i infrastrukturës për të mundësuar zhvillimin e turizmit në vend.
“Unaza e Shqipërisë që nis në Valbonë e përfundon në Vermosh ka qenë një nga projektet e vështira, por jetike për të gjitha qëllimet, që të mos vdesin territore të mëdha të vendit. Kemi zbritur nga Valbona në Librazhd, por lëvizim në këtë drejtim. Por ka mbetur segmenti Përmet, Leskovik, Kolonjë, Korçë. Segment që do të ndërtohet dhe do jetë projekt i rëndësishëm në katër vitet e tjera”, garantoi kreu i qeverisë. 
Në këtë drejtim, shefi i mazhorancës premtoi dhe asfaltimin e rrugës deri në Theth, një zonë kjo e turizmit malor që tërheq mjaftë turistë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›