Ekspozita fotografike kushtuar Ismail Kadaresë, në Ohër e Strugë
Pas Pogradecit, ekspozita fotografike kushtuar Ismail Kadaresë këto ditë do të udhëtojë në shtetin fqinj, në anën tjetër të liqenit, në Ohër dhe Strugë. Kjo ekspozitë vjen në sajë të nismës së Vaso Samsurit, një mik i shkrimtarit. Ekspozita fotografike përmbledh mbi 60 punë të realizuara nga viti 1986-2009. Kadareja në këtë ekspozitë transmeton një filozofi të vetën, një morfologji dhe një sintaksë tjetër, një "ligjërim" të ri me atë portret aq interesant dhe meditative.
Në këtë ekspozitë shihet një Kadare tjetër, intim, i qeshur me shokët, miqtë, me familjen në piknik e udhëtime, shëtitjet Shumë herë shkrepjet e aparatit të Samsurit kanë qenë të befasishme dhe shohim një Kadare tjetër, që nuk e kemi parë më përpara. Ekspozita u realizua me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Bashkisë së qytetit të Pogradecit. Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Mbretërinë e Spanjës Princi i Asturias, mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai nga Uruguai Eduardo Galeano. Por Kadare njihet edhe si fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse.
Last Updated on E Marte, 09 Shkurt 2010 09:37