E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani gjerman per shpetimin e euros

Gjermania ka gati planin për shpëtimin e eurozonës me hapa të rëndësishëm përpara drejt unionit fiskal dhe drejt bashkimit politik. Lajmi është publikuar paraprakisht nga ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble, i cili ka saktësuar se ky plan është përpunuar nga dikasteri i tij në kontakt të ngushtë me kancelaren Angela Merkel dhe do të paraqitet nga Berlini në samitin e Brukselit më 18 tetor. 
 Pika kryesore e këtij plani gjerman lidhet me krijimin në KE të një organi me shumë fuqi që do të quhet një Komisioner europian për euron. Ky organ do të jetë një superministri europiane që do të survejojë shëndetin e monedhës euro. Komisioneri për euron do të kufizojë fuqitë e qeverive kombëtare dhe do të këtë më shumë fuqi ndërhyrjeje. Sipas Schaeuble pika e dytë e programit gjerman ka të bëjë me faktin se përmes këtij komisioneri të ri të KE do të kryehen më shumë ndërhyrje në kontrollin e llogarive publike të vendeve anëtare të Eurozonës. Por nuk do të ketë të drejtën  për të vendosur se ku do të kryhen shkurtimet e shpenzimeve apo ku mund të shtohen sqaron ministri gjerman duke shtuar se ky organ do të ketë të drejtën e plotë për të ndërhyrë në kufizimin e shpenzimeve për rimëkëmbjen e ekonomive. Ndërsa pika e tretë e planit lidhet me shfuqizimin e shumë të drejtave të qeverive komëbtare. Pika tjetër e rëndësishme ku mbështetet plani i ri Gjermanisë për fuqizimin e eurozonës shpjegon kryefinancieri gjerman ka të bëjë me krijimin e roli të ri të këtij superkomisioneri në Parlamentin europian për të rritur legjitimitetin edemokratik të BE. Me këto propozime reformash të traktateve europiane dhe ristrukturimit të thellë të fuqive institucionale të BE, Angela Merkel dhe Wolfgang Schaeuble kërkojnë të rilancojnë BE, pavarësisht kostove me të cilat do të përballet duke krijuar pakënaqësi në opinionin publik apo humbjen e sovranitetit kombëtar në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit të ardhshëm. 
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›