Kthimi i armeve te Skenderbeut ne Shqiperi

Parlamenti i Austrisë ka votuar për kthimin e armëve të Skënderbeut në Shqipëri. Ky vendim i ligjvënësve austriakë është marrë në kuadër të kremtimeve që po organizohen në vendin tonë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Kthimi i shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar të cilat gjendeshin në një muze në Vjene, ishte lajmëruar më herët nga kryeministri Sali Berisha, i cili kishte thënë se autoritete shqiptare janë duke negociuar me ato të Austrisë për këtë vendim me rëndësi historike dhe kulturore. Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të ekspozohen për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj në Muzeun Historik Kombëtar, ku do të ruhen në kushte të larta sigurie dhe parametra të përshtatshëm ambientale.