E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pakistanez do të vizitojë Indinë

Autoritetet në Pakistan theksuan se presidenti, Asif Ali Zardari, do të udhëtoj për në Indi më 8 prill, për ta vizituar një tempull të njohur mysliman.

Zëdhënësi i presidentit, Farhatullah Babar, tha se Zardari do të takohet edhe me kryeministrin e Indisë, Manmohan Sing, në kryeqytetin New Delhi.

Kjo do të jetë vizita e parë e një shefi të shtetit të Pakistanit në Indi, prej vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›