E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me veprat e poetit Ali Podrimja

Ekspozohen 60 vepra nga fondi i tij në hollin e Bibliotekës Kombëtare

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është celur një ekspozitë homazh për poetin Ali Podrimja i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë.

Në këtë ekspozita janë prezantuar rreth 60 vepra nga fondi i Ali podrimës që ruhen në bibloteken Kombëtare dhe shumic prej tyre janë me autograf të shkruar nga autori na bën me dije Shefi i sektorit të Bibliografisë Maksim GJINAJ

Ndër botimet e ekspozuara janë libri i parë i tij është, një përmbledhje me vargje elegjike me titullin, "Thirrje" si dhe librat “Sambo”, “Dhimbë e bukur”, “Lum Lumi”. Gjithashtu edhe botimet e tij në gjermanisht, polonisht, greqisht, anglisht. Ekspozita do të qëndrojë gjatë gjithë javës në hollin kryesor të Bibliotekës Kombëtare.

Ali Podrimja humbi jetën ne Francë ku prej ditësh nuk kishte asnjë kontakt me familjarët apo miqtë dhe në datë 21 korrik autoritetet franceze njoftuan qeverine e Kosovës se kishin gjetur trupin e tij të pajetë.

Autor i shumë librave me poezi, ai çmohej si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Përveç poezisë, ai njihej edhe për shkrimin e eseve dhe tregimeve që e kishin bërë fitues të shumë shpërblimeve të ndryshme letrare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›