Reali, borxh deri n’fyt
Klubi i cili bën shpenzime marramendëse, udhëhiqet nga presidenti Florentino Perez, i cili është pronar i ‘ACS Construcciones’, kompania e tretë më e madhe në botë në fushën e ndërtimit.
Por, pikërisht ndërtimi është fusha e prekur më shumë nga kriza financiare. Kërkesat për blerje kanë rënë dhe shitjet nuk mbulojnë shpenzimet në këto kohëra të vështira për këtë sektor.
“ACS” ka marrë një kredi prej 900 milionë eurosh (dyfishi i vlerës së saj) tek banka spanjolle “Bankia”, e shtetëzuar tashmë për shkak të krizës dhe Reali gëzon një borxh prej 500 milionë eurosh.
Nëse kjo bankë nuk do të binte në duart e shtetit, Reali do të mund të falimentonte edhe më parë.
Banka, e gjendur ngushtë i shtriu dorën për ndihmë Bankës Qendrore Evropiane duke përdorur si kolateral (garanci për rikthimin e parave) pikërisht futbollistët madrilenë.
Si kolateral u vendosën qindra miliona eurot e shfrytëzuara nga Reali i Madridi për blerjen e yjeve si David Beckahm, Cristiano Ronaldo, Leite Kaka etj.
Dhe, të gjithë tashmë me të drejtë pyesin: po nëse falimenton Bankia, çfarë ndodh me Realin e Madridit? Një gjë është e sigurt: Reali nuk do të bëjë më blerje astronomike, sikur të në kaluarën.