E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë në nder të princeshës Lady Diana

Lady Diana kthehet në shtëpi. Tashmë që djali i saj William ka marrë në dorë çelësat e shtëpisë Kensington Palace, ai do të organizojë një ekspozitë me pesë rrobat e saj më të mira.

Ekspozita e titulluar thjeshtë Diana, do të hapë dyert për të gjithë në fund të muajit mars.

Mesa duket, ky është një sinjal në të cilën William shumë shpejt mund të kthehet në shtëpinë e fëmijërisë së tij, në nder të kujtimit të nënës së tij. Përveç veshjeve të zgjedhura për ekspozitën, do të ketë foto dhe copa të prera gazetash, të cilat ilustrojnë momentet kur Lady Di i ka veshur ato.

Princesha e Uellsit vdiq në 31 gusht të vitit 1997 në spitalin Pitie-Salpetiere të Parisit, pas dëmtimeve të marra në kraharor, nga një aksident me makinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›