E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra në panik nga përmbytjet

Share

Anetaret e familjes Vucaj

Anëtaret e familjes Vucaj ne Kuç te Shkodres janë shqetësuar pas fryrjes se lumit Kir, duke iu trembur një përmbytjeje si ajo e vitit te kaluar. E zonja e shtëpisë, djali dhe bashkëshortja e tij mbahen vetëm me ndihmën sociale qe marrin çdo muaj dhe shkon deri ne 2 mije leke. Vërshimi i ujërave një vit me pare  u shkatërroi gjithçka ne banese, e ata nuk kane mundur ti rikthehen jetës normale. Madje kryefamiljarja Gjystja ka pësuar edhe tronditje psikike nga humbja e pasurisë. Banoret e kësaj zone ende te padëmshpërblyer për përmbytjen masive, bëjnë thirrje qe te merren masa te menjëhershme për argjinaturën e lumit. Pas reshjeve te dendura te shiut dhe dëmtimit te argjinaturës se Kirit, i frikësohen përmbytjeve edhe qindra familje te tjera ne komunën Gur i Zi. shume pjese te argjinaturës janë shembur, duke shtuar edhe me shume rrezikun e vërshimit te lumit jashtë shtratit te tij./Vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›