E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, betohet kryeministri Mariano Rahoj

Lideri konservator Mariano Rahoj, ka marrë zyrtarisht postin e kryeministrit të ri të Spanjës. Kreu i ri i qeverisë së djathtë spanjolle, ka bërë betimin përpara mbretit Huan Karlos.

Betohem se do të përmbush besnikërisht detyrimet e postit të kryetarit të qeverisë me ndershmëri ndaj mbretit dhe se do të zbatojë  dhe do të kërkojë zbatimin e Kushtetutës, si normë thelbësore të shtetit, deklaroi Rajoy.

Kjo ceremoni shënon marrjen zyrtare të detyrës prej tij, dy ditë pasi ka shpalosur një program të rreptë ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›