E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi politik i PS-së, Rama: Ta bëjmë Shqipërinë vendin që meritojmë

Partia Socialiste në një mbledhje të 21 grupeve të punës për hartimin e programit të ri politik të saj, ka prezantuar synimet kryesore të programit. Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se ky program synon ta bëjë Shqipërinë vendin që shqiptarët meritojnë.

Kemi ngritur 21 grupe të asamblesë kombëtare për detajimin e programit të ri. Duhet të hapemi përtej vetes, përtej Partisë Socialiste, përtej opozitës për shtjellimin e programit, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej Rama u ndal tek të gjitha çështjet e mprehta të realitetit të Shqipërisë që sipas tij kanë nevojë për ndryshim rrënjësor. Si dy çështje kyçe Rama përmendi shërbimin shëndetësore dhe problemin e pronave.

Shërbimi shëndetësor që ka sot Shqipëria është një realitet që e turpëron sot politikën. Qeveria e ka shpënë në fundin e pusit të qelbur të korrupsionit, Rama.

Në ekrane flet për të drejtën e pronës ndërsa në zyra e hipoteke i shkel këto të drejta. Grupi i punës duhet të gjej një kanal të gjerë komunikimi me pronarët. Do të vendosim në vend institucionin e pronës, shtoi ai.

Lidhur me infrastrukturën Rama tha se qeveria ka çuan në këtë drejtim pjesën më të madhe të taksave por rezultatet nuk janë ato që duhet të ishin. Ai u shpreh se po ndërtohen rrugë jashtë standardeve.

Infrastruktura është zëri që ka marrë më shumë investime. Rrugët nuk janë të standardeve perëndimore përveç segmentit të rrugës së kombit të tjerat janë të botës së tretë, tha kreu i PS-së.

Më tej Rama foli dhe për taksën progresive ku sqaroi se me këtë taksë do të rregullohet sistemi i shpërndarjes të të ardhurave. Sa më i pasur aq më shumë duhet të paguash dhe sa më i varfër të jesh aq më shumë duhet të ndihmosh për një ndarje sa më të pa barabartë.

Pjesë e programit tha Rama do të jetë edhe krijimi i kushteve për autonomi të pushteti vendor, media të pavarura dhe përmirësimi i shërbimit diplomatik.

Kreu i PS-së bëri të ditur se hartimi i programit do të bëhet në dy fazë. Në fazën e parë, 21 grupet e punës të cilat u përcaktuan në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare do të hartojnë nga një raport. Ndërsa në fazën e dytë parashikohet harmonizimi i këtyre raporteve në një të vetëm.

Redaksia OnLine
Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›