E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë për nder të poetit Ali Podrimja

Humbja e poetit të madh kosovar Ali Podrimja është nderuar me një ekspozitë të hapur në ambjentet e Bibliotekës kombëtare duke përmbledhur pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij me rreth 70 tituj kryesisht me poezi për të cilën poeti spikaste edhe më shumë.
 

Poezia e Ali Podrimës dhe art i tij i rrallë poetik, ka lënë një hapësirë të madhe për letërsinë mbarë shqiptare
 

Ali Podrimja i përket një brezi të ndritur shkrimtarësh dhe poetësh që jetën dhe veprën e tyre ia përkushtuan lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. I lindur në 1942 në Gjakovë poeti u gjend i vdekur pas tre ditë kërkimesh në Francë dhe njoftimi për vdekjen e tij është përcjellë ditën e djeshme nga autoritetet franceze
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›