E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostumet e banjos, tendenca me braziliane e bikini

Nëse vera përkthehet me plazhin, për femrat plazhi përkthehet me rrobat e banjos dhe për këtë vit zëri i tendencave lidhet ngushtë me koleksionin Brazilian dhe bikini. Prerje seksi dhe me kombinime ngjyrash të forta të cilat në pamje të parë të duken absolutisht të papajtueshme, kombinimet e ngjyrave gati-gati kundërshtuese. Ngjyra që dominojnë janë ajo rozën, të gjelbrën apo të verdhën elektrike, në kujtim të viteve 80. Ndërsa persa i përket formave ato janë sa më minimaliste.
Nuk mbetet pas ngjyra e bardhë dhe e zezë në rrobat e banjos, e cila shkon më së miri me një trup të nxirë.
Më pak të preferuara për këtë vit janë rrobat e banjos me dizenjo të theksuara, si gurë apo shtesa të tjera. Dhe më pak të kërkuara sipas shitësve nga gjithashtu janë prerjet truporet të cilat për këtë sezon janë jashtë mode.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›