Ekspozitë skulpture, në rrugët e qytetit të Korçës
Për gati dy javë skulptorë nga vende të ndryshme të botës kanë punuar në ambjentet e Parkut “Rinia” në qytetin e Korçës, për të realizuar punimet e tyre në kuadër të simpoziumit “Skulptura e Parkut – Korça 2009” organizuar nga Bashkia e qytetit. Nga tetëdhjetë projekte konkurente të paraqitura nëpërmjet internetit, një juri ndërkombëtare ka përzgjedhur tetë prej tyre.
Artistët vijnë nga vende si Britania e Madhe, Italia, Egjipti, Zelanda e Re dhe Japonia. Qëllimi i këtij simpoziumi, është promovimi i vlerave kulturore të Korçës. Ashtu si dhe vitin e kaluar, këto punime do të vendosen në Parkun Rinia dhe në lulishtet kryesore të qytetit.