Plazhi i Durrësit mirëpret pushuesit kosovarë
Prej vitesh, plazhi i Durrësit pret numrin më të madh të turistëve nga trevat shqiptare. Kosovarë dhe maqedonas, e konsiderojnë Durrësin si një “Mekë” turistike. Në ditët në vijim numri i turistëve nga Kosova pritet të rritet ndjeshëmm,krahasuar me sezonet e tjera, kjo falë rrugës Morinë-Durrës. Pushues të shumtë nga Kosova, pohojnë se udhëtimi për në bregdetin durrsak tashmë është më i rehatshëm dhe më i sigurtë, duke e parë si pikën kyçe për të kaluar pushimet verore.
Një numër të madh të turistëve e zënë edhe shqiptarët e ardhur nga Maqedonia, të cilët këtu gjejnë një mikpritje të veçantë. Makinat me targa të Kosovës që bllokojnë trafikun, plazhi i tejmbushur deri ne oret e vona të pasdites dhe baret të ofrojnë një realitet, që do të shoqërojë pushuesit e shumtë gjatë ketij sezoni turistik në plazhin e Durrësit.