E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitën e piktorit Oseku, e përshëndet dhe Topalli

Ekspozitën e piktorit tё njohur Ali Oseku tё hapur nё Galerinё Kombёtare tё Arteve e ka vizituar edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
 

Ekspozita e Osekut, piktorit që vuajti burgosjen e ndërgjegjes gjatë diktaturës komuniste, i kushtohet pikërisht lirisë, hapësirës së pafundme me ngjyra të jashtëzakonshme dhe kombinimit perfekt të tyre në funksion të universit. Kryetarja e Kuvendit tha se ndihet e emocionuar dhe e nderuar që viziton ekspozitën e një piktori të madh shqiptar si Ali Oseku.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit mbështetur dhe nga piktori Oseku së bashku me drejtorin e Galerisë së Arteve Rubens Shima, hodhi idenë që “Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një fond të veçantë për të gjetur dhe për të bërë të tij, veprat më të bukura të piktorëve të mëdhenj shqiptarë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›