E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, nis procedimi penal ndaj dy personave

Në qytetin bregdetar të Sarandës, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve, të cilët janë autorë të dy plagosjeve me dashje. Tashmë ka nisur procedimi penal për shtetasit Romeo Laze, 22 vjec dhe Fabjon Laze, 25 vjec, të dy banues në lagjen "nr. 4" Sarandë.
 

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në lagjen "nr. 1" Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjete të forta shtetasit me iniciale L. A., 32 vjec, dhe P A, 30 vjec, të dy banues në lagjen "nr. 4" Sarandë.
 

Për pasojë, shtetasi P. A, është shtruar në spitalin e Tiranës, dhe tashme eshte jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga Komisariati i policisë Sarandë po punohet për kapjen e Romeo e Fabjon Laze.
 

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›