PS Kodheli mimi i kasave me i larte se ai ne BE

Partia Socialiste vazhdoi dje akuzat e saj ne adrese te qeverise per abuzim me kasat fiskale. Sipas deputetes Mimi Kodheli qeveria eshte duke abuzuar me cmimin e kasave te cilin po ia imponon biznesit me nje cmim te larte. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode po e detyrojne biznesin te bleje kasat fiskale me nje cmim qe eshte 4 here me i larte se cmimi qe aplikohet ne Bashkimin Evropian. Kompanite i shiten kasat nga 450 ne 600 euro nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Evropian shiten 100 deri ne 130 euro - tha Kodheli. Sipas deputetes socialiste kreu i qeverise dhe ministri i Financave ne asnje vendim apo urdher nuk kane percaktuar kushtin per sigurimin e kasave me cmimin me te lire per tregtaret duke u sjelle ne kete menyre kompanive qe fituan licencen fitime marramendese.