Ekstradimi i Almir Rrapos Apeli Te henen vendimi
Dje gjykata u njoh me pretendimet dhe kerkesat e paleve ne procesin qe po zhvillohet ne ngarkim te Rrapos ish-punonjes i Ministrise se Jashtme i arrestuar ne 2 korrik te ketij viti per llogari te drejtesise amerikane. Ashtu si ne shkallen e pare debati mes prokurorise dhe avokatit u perqendrua kryesisht duke iu referuar nje traktati te vitit 1933 mes Shqiperise dhe SHBA-se ne lidhje me ekstradimet. Per shkak te volumit te dosjes dhe te nje shqyrtimi te hollesishem te akteve te saj verdikti do te shpallet pas dy ditesh sepse gjyqtaret kerkuan kohe. Seanca e djeshme filloi me dy ore vonese nga orari i paracaktuar per shkak te mosshoqerimit ne kohe te te arrestuarit Almir Rrapo nga paraburgimi ne ambientet e gjykates. Avokati mbrojtes i te arrestuarit Rrapo i kerkoi dje gjykates prishjen e vendimit te Gjykates se Tiranes per ekstradimin e klientit te tij ne SHBA. Njekohesisht avokati Ardian Visha kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se kryeqytetit e cila rrezoi kerkesen e tyre per perjashtimin e gjyqtarit Artur Gaxhi si shqyrtues te ekstradimit. Sipas avokatit gjyqtari Gaxhi kishte marre pjese edhe ne vleresimin e mases se sigurise ndaj Rrapos dhe si i tille nuk duhet te shqyrtonte ekstradimin. Ndersa vendimin e dates 30 shtator 2010 te Gjykates se Tiranes pro ekstradimit te Rrapos avokati Visha e cilesoi vendim nul. Nje arrestim i paligjshem sjell edhe nje ekstradim te paligjshem u shpreh Visha duke pohuar se arrestimi ishte kryer nga oficere shqiptare brenda ambienteve te Ambasades Amerikane. Po sipas tij shkelja me e rende e Gjykates se Tiranes ishte fakti qe nuk eshte marre parasysh prania ne dosje e nje garancie nga autoritetet amerikane se Rrapo nuk do te denohet me vdekje ne Amerike. Sipas mbrojtesit kjo per faktin se per akuzat qe rendojne mbi te parashikohet si denim ekstrem edhe ai me vdekje. Nderkohe prokurori Altin Dumani i kerkoi gjykates lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Tiranes per ekstradimin e Rrapos. Ekstradimi parashikohet ne traktatin e vitit 1933 qe eshte ende ne fuqi dhe veprat penale per te cilat akuzohet Rrapo jane te parashikuara ne kete traktat ndaj lejohet ekstradimi u shpreh prokurori. Njekohesisht ai permendi se akuza e organizates kriminale qe rendon mbi Rrapon eshte parashikuar ne Traktatin e Palermos i ratifikuar pak vjet me pare nga qeveria. Per kete arsye sipas akuzes nuk ka pengese per ekstradim. Ndersa per ceshtjen e garancise se jetes per Rrapon perfaqesuesi i akuzes tha se nuk eshte e nevojshme referuar disa prej dispozitave te traktatit te vitit 1993. Almir Rrapo akuzohet per nje sere akuzash te renda perfshi ato te vrasjes organizates kriminale dhe te trafikut te narkotikeve.
Armand Bajrami