Ligji i urrejtjes per pushtetin vendor
NgaILIR BEQJA
Kuvendi i Shqiperise miratoi nje ligj per detyrimet qe ndermarrjet publike ne pronesi te pushtetit vendor u kane te treteve. Ne pamje te pare duket se iniciativa e qeverise e ka marre shtysen nga perpjekjet per te permiresuar marredheniet tregtare...
...dhe ekonomike te ketyre ndermarrjeve me te tretet.
Por edhe ne kete rast kemi nje dj vu te urrejtjes patologjike qe mazhoranca e drejtuar nga Sali Berisha ka kundrejt pushtetit vendor. Kjo urrejtje ka nxitur nje sjellje konstante antikushtetuese dhe antiligjore te mazhorances aktuale ndaj qeverisjes vendore. Pavaresisht se kete sjellje e kane denuar institucione te ndryshme Sali Berisha eshte i vendosur te ece perpara ne rrugen e shkelesit te ligjit. Per kete nuk mjaftojne kundershtimet qe i ka bere nismave te tija ligjore Gjykata Kushtetuese. Nuk mjafton as deklarata e ambasadorit te OSBE ne Tirane ne mbledhjen vjetore te Keshillit te ambasadoreve para 7
javesh.
Ne komisionin kuvendor ku une si deputet jam i angazhuar pyetjes se a eshte konsultuar me pare qeveria me shoqatat e qeverisjes vendore perfaqesuesit e qeverise iu pergjigjen se nuk e kane pare te arsyeshme nje gje te tille. Kjo eshte skandaloze. Duke qene se bashkite dhe komunat jane subjekte te ketij ligji qeveria qendrore si hartuese e tij ka detyrimin ligjor qe te konsultohet gjate gjithe procesit me autoritetet vendore apo perfaqesuesit e tyre. Ky detyrim rrjedh nga neni 4.6 i Kartes Europiane per Veteqeverisjen Vendore dhe Rekomandimi 20041 date 8 janar 2004 i Komitetit te Ministrave te vendeve anetare te Keshillit te Europes. Detyrimi per konsultim rrjedh edhe nga fryma e ligjit nr. 8652 Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore.
Ligji duket sikur sjell edhe risi ne te drejten tregtare shqiptare. Ndermarrjet publike apo shoqerite aksionere ne pronesi te pushtetit vendor me sa duket duhet te fillojne ti nenshtrohen rregullave te reja ne ndryshim nga deri me sot apo nga te gjitha llojet e shoqerive tregtare. Sipas parimeve te ekonomise se tregut dhe ligjit per shoqerite tregtare ndermarrjet dhe shoqerite tregtare publike jane persona juridike private dhe i nenshtrohen parimeve te ligjeve per shoqerite tregtare. Legjislacioni i jep te drejte kreditorit te kerkoje permbushjen e detyrimit debitor me ane te gjykates dhe duke kerkuar falimentimin. Nuk ka asnje arsye te nderhyje ministri i Financave me kompetenca qe ligji ia ka dhene pushtetit gjyqesor i cili eshte nje pushtet i pavarur. Ligji i miratuar i jep te drejten ministrit te Financave te nderhyje hapur ne kompetenca te gjyqesorit. Per me teper qe ministri i Financave eshte nje organ individual qe vendos arbitrarisht ndersa ne rastin e gjykates kalojme ne nje proces te plote dhe te rregullt gjyqesor te te provuarit me fakte dhe prova dhe me te drejtat procedurale te paleve per tu degjuar ankimuar etj. Ligji Per shoqerite tregtare ne nenin 105/1 thote se ..Themeluesit e sha jane persona fizike ose juridike te cilet nuk pergjigjen personalisht per detyrimet e shoqerise..... Pra me fjale te tjera bashkia/komuna nuk ka pse te pergjigjet per detyrimet qe mund te kete le te themi ndermarrja e Ujesjellesit.
Me miratimin e ketij ligji eshte cenuar parimi kushtetues i barazise para ligjit sepse nese eshte i nevojshem te kryhet nj rregullim per permbushjen e detyrimeve debitore qe ndermarrjet shteterore kane ndaj te treteve pse ky rregullim behet vetem per ndermarrjet shteterore dhe shoqerite e pushtetit vendor dhe jo edhe per ato te pushtetit qendror
Ligji sanksionon qe ministri i Financave do te nderhyje ne llogarite e pushtetit vendor. Ministri Financave nuk mund te marre kete atribut. Nese do te kete mundesi te kontrolloje menyren si shpenzohet transferta e kushtezuar mund te kerkoje kompetenca qofte ne ligjin per sistemin buxhetor qofte ne ligjin per buxhetin vjetor te radhes. Bllokimi dhe pezullimi i llogarive behet vetem me vendim te gjykates dhe me tituj ekzekutive te cilet ekzekutohen nga permbarimi. Ministri i Financave nuk mund te vendose tituj ekzekutive.
Sipas legjislacionit europian dhe ligjeve te konkurences shtetit nuk i lejohet qe te subvencionoje te perballoje humbjet apo te permbushe detyrimet debitore te personave juridike tregtare ne te cilet eshte pronar. Kjo eshte definuar si nje praktike e njohur ne shkelje te konkurrences kujtojme rastin e fundit te BE me Greqine dhe nuk e lejon edhe ligji yne qe perafron legjislacionin e BE-se ne kete fushe. shte fjala per ligjin per ndihmen shteterore. Ne kete kuptim Europen mesa duket e kemi demagogji. Themi se duhet te anetaresohemi por nuk respektojme parimet e tregut te perbashket por miratojme ligje qe bien ne kundershtim me praktikat e konkurrences. Pra thelbi eshte qe nese ndermarrja/shoqeria ka detyrime ato nuk mund ti plotesoje pronari shteti nga llogarite e tija te cilat ne kete rast vijne nga te ardhurat publike. Shoqeria eshte ne treg per te dale me fitim sepse ushtron veprimtari tregtare.
Ligji i ka dhene ministrit te Financave atributin e nje organi epror per bashkite/komunat duke i dhene atij te drejte qe me nje akt administrativ te bllokoje buxhetin dhe te pezulloje aktivitetin financiar te njesive vendore. Ministri i Financave cdo gje mund te jete vetem organ epror per bashkite dhe komunat nuk eshte. Njesite e qeverisjes vendore jane autonome nga pikepamja kushtetuese ne te drejten e tyre per te krijuar te ardhura dhe kryer shpenzime. Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 111/2 dhe 113/b e percakton qarte kete autonomi. Edhe ligji nr.8652 e sanksionon kete autonomi. Neni 19/3 thote do njesi e qeverisjes vendore ka autoritet te plote per qellimet dhe menyrat e perdorimit te fondeve buxhetore te saj qe nuk jane transferta te kushtezuara.....
Edhe ne relacionin qe shoqeroi projektin kishte shume demagogji madje deri ne genjeshtra. Ne te thuhet se procesi i transferimit te funksioneve tek pushteti vendor eshte shoqeruar edhe me te drejta per te gjeneruar te ardhura nga taksa dhe tarifa vendore. Jane per tu pasur zili ne menyren se si genjejne sepse e njejta ministri propozoi para disa muajsh ne Kuvend tavane kufizues te tarifave dhe taksave vendore.