E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamata Regjistrimet vetem ne preferencen me te larte

Zevendesministri i Arsimit dhe i Shkences z. Halit Shamata u beri dje thirrje prinderve qe te kuptojne qarte sistemin e matures ne menyre qe te mos ngaterrohen gjate procesit te ndermjetem te regjistrimeve.

Kandidatet qe kane aplikuar dhe fituar ne nje preference te caktuar dhe qe ne raundin aktual te ndermjetem duhet patjeter te regjistrohen ne preferencen siperore sepse realisht IAL-te kane bere kalimin nga fakulteti ku kane fituar ne nje preference me te ulet tek fakulteti ku rezulton fitues ne nje preference me lart. Pra emrat tashme kane kaluar ne fakultetin perkates. Kandidati student duhet patjeter te shkoje ne fakultetin ku ishte regjistruar paraprakisht te beje cregjistrimin dhe te kaloje ne fakultetin ku rezulton fitues ne preferencen e tij me te larte ndash tha ai.

Sipas z. Shamata disa kandidate per studente qe kane fituar ne raundin paraprak ne nje preference te caktuar qe nuk eshte e para por e dyta e me poshte nuk duan te cregjistrohen sepse mendojne qe kjo preference eshte me e mira. Por ne fakt sistemi preferencial nga 1-10 eshte i tille qe ne baze te merites kandidati duhet te levize patjeter ne preferencen me te larte. Nese ai ngulmon se do te mbetet ne preferencen paraprake dhe nuk do te zbatoje proceduren ai del nga sistemi i pranimit ne shkollat e larta dhe mbetet pa shkolle. Kjo eshte arsyeja qe une dua ti ftoj edhe nje here maturantet dhe prinderit qe te shkojne te bejne regjistrimin ne preferencen e tyre me te larte ndash deklaroi Shamata.

Ai beri me dije se tarifa e bere ne regjistrimin paraprak eshte e vlefshme mjafton te behet kalimi i dokumenteve ne fakultetin ku ka fituar preferencen me te larte.

Raundi i ndermjetem mbyllet ne 1 tetor 2010 ora 1800. MASH beri te ditur se asnje kandidat nuk mund te regjistrohet vecse ne preferencen me te larte qe ka zgjedhur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›