E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi i Rrapos Apeli te henen vendimin

TIRAN- Vendimi i Gjykates se Apelit per lejimin e ekstradimit te ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo eshte shtyre per diten e hene ndersa mbrojtja ka kerkuar perseri prishjen e vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare e cila ka lejuar ekstradimin e tij drejt SHBA-se.


Sipas mbrojtjes garancia per mos denimin me vdekje ne SHBA eshte prova qe mungon ne listen e fakteve te paraqitura nga organi i akuzes te percjella nga FBI-ja.


Ne seancen e djeshme gjyqesore ku pritej qe te vendosej ne lidhje me ekstradimin e Rrapos gjykata ka vendosur te terhiqet per tu shprehur diten e hene per kerkesen per lejimin e ekstradimit nderkohe me date 2 nentor te marten mbaron afati i paraburgimit te Rrapos.


Avokati mbrojtes Ardian Visha e ka argumentuar kerkesen e tij me rrezikun e denimit me vdekje te Almir Rrapos ne rast se do te lejohet ekstradimi. Sipas avokatit ne Kushtetuten e vendit tone eshte sanksionuar qe ne vitin 1998 heqja e denimit me vdekje.


Per kete arsye nga ana e shtetit tone refuzohen te gjitha ekstradimet ne rastin e rrezikimit te denimit me vdekje. Nderkohe qe sipas mbrojtesit e vetmja gje qe mund te lejoje ekstradimin eshte pikerisht nje garanci nga ana e Prokurorit te Pergjithshme te SHBA se shtetasi Almir Rrapo nuk do te denohet me vdekje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›