Ekstradimi sekret Rrapo i dorezohet FBI-se ne Rinas
Ne ora 0200 te mengjesit efektivat e policise kane shkuar ne qeline ku mbahej Rrapo ne paraburgim. Duhet te vish me ne deri ne Rinas do te ekstradohesh ne SHBA bazuar ne vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit Tirane. Keto kane qene fjalet me te cilat eshte perballur Almir Rrapo i cili ka pasur 40 minuta kohe ne dispozicion per tu pergatitur dhe per te mbaruar procedurat me dokumentacionin e burgut. I shoqeruar nga policia ai eshte percjelle ne Rinas ku eshte dhene ne dorezim te tre agjenteve federale amerikane. Per shkak te mungeses se nje avioni qe do te udhetonte direkt ne SHBA nga Tirana grupi shoqerues i Almir Rrapos ka marre avionin transit Tirane-Viene-SHBA. Lajmi eshte pohuar dje nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtesise te cilat thane se per shkak te konfidencialitetit ekstradimi u krye me procedura te posacme. Nderkohe mesohet se edhe vete Almir Rrapo apo familjaret e tij nuk ishin njoftuar se ekstradimi do te kryhej diten e djeshme. Sipas burimeve ekstradimi i Almir Rrapos ish-zyrtar i Ministrise se Jashtme u be ne baze te vendimit te Gjykates se Apelit te Tiranes shpallur me 1 nentor 2010. Me ane te ketij vendimi Apeli pranoi kerkesen e prokurorise per ekstradimin e 27-vjecarit ne SHBA kerkese qe ishte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane. Dy jave me pare zyrtaret amerikane dorezuan ne Ministrine e Drejtesise Prokurorine e Pergjithshme dhe ne gjykate nje garanci te firmosur nga prokurori i Nju Jorkut ku thuhej se jeta e Almir Rrapos ne SHBA nuk do te rrezikohej pasi denimi maksimal qe mund te kerkohej ndaj tij ishte ai i burgimit perjete. Garancia u paraqit nga autoritetet amerikane pasi avokati i Almir Rrapos pretendoi para gjykatave shqiptare se jeta e klientit te tij ne SHBA ishte ne rrezik per shkak te denimit te mundshem me vdekje. Pas nje ankese te avokatit Gjykata e Strasburgut keshilloi pezullimin e ekstradimit te Rrapos derisa Gjykata e Larte ne Shqiperi te shprehej per kete ceshtje. Ne 17 korrik 2005 Almir Rrapo u akuzua se ka qene pjese e vrasjes se shtetasit shqiptar Erion Shehu i ekzekutuar nga klani kriminal i drejtuar nga vellezerit Krasniqi dhe i qelluar me arme nga Bruno e Sajmir Krasniqi. Ndaj Rrapos u ngriten akuzat per anetaresim ne organizate kriminale vrasje ne dem te shtetasit Erion Shehut grabitje bashkepunim ne trafik lendesh narkotike pengmarrje pengmarrje ne ndihme te shantazhit e posedim armesh zjarri.