Ekstradimi sot vendimi per Assange

Gjykata e Londrës vendos mbi fatin e Assange. Drejtësia britanike pritet të marrë vendimin nëse do të lejohet ekstradimi në Suedi i themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Aasanzh. Stockholmi akuzon hakerin gazetar për krime seksuale në lidhje me dy gra.
Për themeluesin e platformës Wikileaks në liri me kusht që nga 16 dhjetori akuzat për të janë pjesë e një fushate shpifjesh e denigrimi e orkestruar për të diskretituar figurën e tij pas publikimit të sekreteve të diplomacisë amerikane në internet.
Vendimi i gjykatësve është i rëndësishëm megjithëse jo vendimtar nisur nga fakti që Assange mund të apelojë vendimin, çka do të shtynte për disa muaj ekstradimin e tij. Avokatët kundërshtojnë ekstradimin për faktin se më pas Assange mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ku sipas tyre mund të dënohet me vdekje.
Ndërsa Assange paraqitet në gjykatën e Londrës dhjetëra vetë mes të cilëve dhe personalitete publike manifestojnë në kryeqytetin britanik në mbështetje të tij. Manifestime të ngjashme mbahen dhe në Sidney