E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet Kubica rrezikon karrieren

 Piloti polak i Renault Robert Kubica është plagosur rëndë pasi ka pësuar një aksident të frikshëm teksa garonte në rally pranë qytetit të Xhenoas në Itali. Kubica ishte në timon, kur makina e tij ka dalë nga rruga pas vetëm 4 kilometrash nga nisja dhe është përplasur dhunshëm me murin e një kishe. 
Si pasojë e kësaj piloti i skuderisë Renault në Formula 1 ka marrë dëmtime të shumta në trup ndërsa ndihmëspiloti i tij Jacub Gerber për fat të mirë nuk ka dalë pa dëmtime nga makina. Menjehërë pas aksidentit, Kubices i është dhënë ndihma e parë, ndërsa me helikopter ëshë transferuar në spital ku për 7 orë i është nënshtruar operacionit të dy grupeve mjekësh. 

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, prognoza e mjekëve vazhdon të jetë e rezervuar megjithëse Robert Kubica nuk është në rrezik për jetën. Gjithsesi, mediat italiane bëjnë të ditur se ky aksident mund t’i kushtojë karrierën pilotit polak, pasi një dorë e tij është dëmtuar rëndë dhe mund të ketë pasoja të pariparueshme. 

“Kjo histori nuk është aspak e lehtë. Tani duhet të presim. Nuk ka asnjë rrezik për jetën, por problem mbetet dora. Robert është i fortë dhe unë jam i bindur se do t’ia dalë”, ka thënë menaxheri i tij Daniele Morelli. Pas hetimeve të para në lidhje me aksidentin, policia italiane ka bërë të ditur se makina ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe asfaltit të lagur të rrugës. 

Kjo nuk është hera parë që Robert Kubica përfshihet në aksidente me makinë. Në vitit 2008 kur iushte pilot i skuderisë BMË, ai u përplas me barrierat gjatë Cmimit të Madh të Kanadasë, por megjithë impaktin e dhunshëm ai pësoi vetëm një dëmtim të vogël në kavilje dhe u kthye vetëm pas dy javësh në pistë. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›