Itali zjarr ne nje kamp romesh. Vdesin 4 femije

Në kryeqytetin italian kanë humbur jetën në një zjarr në një kamp barakash rome, katër fëmijë romë. Një prej barakave të kampit u përfshi prej flakëve për arsye ende të panjohura, bënë të ditur zjarrëfikësit. Policia bëri të ditur se 3 vëllezër dhe një motër nga 4 deri 11 vjec, humbën jetën ndërsa ndodheshin vetëm në barakë në një kohë kur nëna kishte shkuar të blinte ushqime dhe të tjerë anëtarë të familjes po mbushnin ujë.
Kryetari i bashkisë së Romës Gianni Alemanno, i cili në mbrëmje vizitoi vendin e aksidentit tragjik, foli për një tragjedi të tmerrshme dhe kërkoi përpjekje të përforcuara për ndërtimin e kampeve të ligjshme për romët. Autoritetet vendore thonë se planifikojnë ngritjen e tre kampeve të reja për komunitetin rom ku do të strehoen deri në 6 mijë persona.