E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne arsimin profesional

Të rinjtë që mbarojnë dy vjet në një shkollë ekonomike profesionale janë të aftë për të punuar në sipërmarrjet private, me profil ekonomi-biznes. Ndryshimet e fundit që i janë bërë ligjit për arsimin profesional, i lejon të rinjve që të marrin eksperiencë në këto shkolla që në dy vitet e para, por për të punuar për shembull në banka, thonë arsimtarët, atyre do tu duhet të mbarojnë 4 vitet e shkollës.

"Jepet një rëndësi shumë të vecantë gjatë këtyre dy viteve, aftësive sipërmarëse të nxënësve, që do të thotë ai fare mirë mund të ndihmojë familjen në hapjen e një biznesi familjar. Në një bankë jam mëse e bindur që mund të punojë një nxënës që mbaron sistemin 4-vjecar në shkollën e mesme ekonomike", tha Merita Zylaj, drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike në Tiranë.

Risi tjetër për vitin shkollor, për shkollat e mesme ekonomike do të jenë dhe praktikat profesionale, të cilat do të fillojnë që në vitin e parë. "Dallimi me sistemin e vjetër është që nxënësi që në vitin e parë punon jo vetëm në pjesën teorike të lëndëve profesionale. Por në sistemin e ri i kushtohet një rëndësi shumë e madhe praktikës profesionale. Risia e shkollave ekonomike në këtë vit është se përvec zhvillimit të praktikës në zyrën mësimore që ndodhet në shkollë, i jepet mundësi që nxënësi të bëjë praktikën edhe në një ndërmarrje", tha Zylaj. Viti i ri shkollor 2011-2012 për shkollat e mesme profesionale do të ketë risi në strukturë nga 5 vjet, do të bëhet në katër, si dhe në kurrikula.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›