E Shtunë, 31 Tetor 2026

I hapet rruga privatizimit të Albpetrol-it

Albpetrol

Kuvendi ka miratuar me shumicë vota projektligjin për privatizimin e Albpetrol-it. Vendimi u miratua me 71 vota pro dhe 47 kundër.

Deputetët e opozitës u shprehën kundër këtij vendimi duke argumentuar se privatizimi nuk po i nënshtrohet një procesi transparent.

Ministri i Ekonomisë Nasip Naço tha se disa të dhëna nuk janë bërë publike për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›