E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa gola do të shënojë Mesi?

Lione Mesi

Lionel Mesi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Barcelonën. Argjentinasi ka marrë udhëheqjen si golashënues në një kohë kur është vetëm 24 vjeç dhe iu deshën tetë vite më pak për të parakaluar Cesar Rodriguez, që ka luajtur 13 sezone me Barcelonën.

Cesar ka luajtur për ekipin spanjoll nga vitit 1942 deri në vitin 1955 pasi u transferua nga Kanadaja.

Mesi, në një kohë kur mbeten për tu luajtur dhe 10 ndeshje në kampionat, finalja e Kupës së Mbretit dhe të paktën dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve aktualisht ai shënon 1.2 gola në çdo ndeshje. Sipas kësaj përllogaritje deri në fund ai do të realizojë 249 gola (234 ka aktualisht).

Mesi ka shënuar 47 gola në sezonin 2009/10, 53 në 2010/11 dhe 54 (deri tani) në sezonin 2011/12.

Megjithëse ritmi i tij është i ulët në krahasim me sezonet e para pritet që të paktën të shënojë 50 gola në çdo sezon nëse nuk dëmtohet.

Projektohet që ai të qëndrojë deri në 13 sezone (2016/17) me Barcelonën nëse ruan një paraqitje të kënaqshme. Nëse ia arrin atëherë ai mund të realizojë më shumë se 500 gola. /F.Stafa (burimi Eurosport)/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›