Ekstradohen nga Dubai pesë shtetas të dyshuar për veprimtari kriminale

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët evropianë për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu-Dabi, janë kapur dhe arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pesë shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
Në njoftim, thuhet se katër nga këta shtetas, K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të pesë shtetasve të kapur në Dubai.
/e.i/r.e/