E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet 26-vjeçari nga Roma

Serjan Zogu, 26-vjeç, lindur në Krujë, u ekstradua pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim” si dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Shtetasi Serjan Zogu akuzohet se më datë 11.07.2010, rreth orës 16:30, pranë një lokali, në fshatin Luz - Krujë, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin Arben Bardhi, i cili në momentin e ngjarjes po dilte me makinë nga ndërtesa e tij. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 01.07.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/

                                                                                             2012-02-28 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›