Spahiu: Berisha të sqarojë takimin me Samarasin

Megjithëse Spahiu nuk është deputet, ai kërkon që Berisha të japë sqarime në lidhje me takimin e zhvilluar midis tij dhe kryetarit të Partisë Demokracia e Re greke, Antonio Samaras në dhjetor të vitit të shkuar në Samitin e Partive Popullore Evropiane.
Madje, Spahiu shkon edhe më tej teksa deklaron se komisioni hetimor i ngritur ndaj tij ka qenë amanet i Athinës. “
Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që kuvendi I Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s” së Greqisë Antoni Samaras. Të zbardhen procesverbalet e takimit të kryeminsitrit. Cilat ishin termat e bisedës së kryeministrit me Antoni Samaras? Çfarë pazaresh u zhvilluan në takim? Çfarë iu premtua kryeministrit Berisha nga Antoni Samaras? Çfarë iu dha në këmbim? Cilat janë lidhjet serbo-boshnjake dhe cilat janë detajet e paktit?”, tha Spahiu. I pyetur edhe për akuzat e opozitës ndaj tij, Spahiu tha se kjo vjen nga frika e “detit të votave kuqezi”.
Për sa i përket nismës së një grupi deputetësh të Parlamentit të Kosovës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Spahiu tha se këtë bashkim nuk do të mund ta ndalë askush. “As komisionet hetimore dhe as arrestimet nuk do ta ndalin ortekun kuqezi, një ortek që ka bashkuar mbarë shqiptarët. Kjo është një çështje që Aleanca Kuqezi e ka në planin e saj të veprimit dhe për këtë nuk ka kthim mbrapa. Sigurisht që kjo çështje ka dhe vështirësitë e veta për shkak të pengesave që lindin dhe krijohen nga dy qeveritë e vendeve tona, pra të Shqipërisë dhe Kosovës. Janë dy qeveritë, Berisha dhe Thaçi, që në vend që të bashkojnë shqiptarët i ndajnë, pasi janë dy qeveritë më të korruptuara në rajon dhe Evropë”, vijoi. /S.Lleshi/Start/
2012-02-28 10:39