Varret e Boboshtices jane dhunuar kreu i OMONIA-s ne gjykim
Artan CENA
TIRANE - Ne Boboshtice jane dhunuar varret. Ky eshte perfundimi i hetimeve te Prokurorise se Korces ne ngarkim te tre personave qe jane marre si te pandehur. Burimet zyrtare nga prokuroria kane bere te ditur sot se dosja ndaj Naum Dishos kreu i OMONIA-s ne qytetin e Korces Alqi Koroveshit dhe Luan Zaces i ka kaluar Gjykates se Korces. Dosja ne ngarkim te personave te mesiperm i eshte derguar Gjykates se Shkalles se Pare dhe pritet qe keto dite te nise procesi. Tre te pandehurit jane hetuar ne gjendje te lire ndersa gjithcka nisi pas denoncimeve te banoreve te fshatit Boboshtice te cilet akuzuan OMONIA-n se kishte dhunuar varret e te pareve te tyre per te ndertuar memorialin per ushtaret greke te rene gjate Luftes Italo-Greke.
HETIMET
Hetimet ne lidhje me dhunimin e varreve ne Boboshtice jane bere nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Korce. Sic kane bere te ditur dje burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme ne daten 1 nentor 2010 eshte regjistruar procedimi penal nr. 1346 per vepren penale te ndertimit te paligjshem kryer ne bashkepunim dhe dhunimit te varreve kryer ne bashkepunim ne ngarkim te te pandehurve Naum Disho kryetar i deges se OMONIA-s Korce Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Nga hetimet e ketij procedimi penal u provua se ne muajin tetor 2010 ne fshatin Boboshtice te rrethit te Korces te pandehurit kane kryer punime te paligjshme duke mos marre lejen e ndertimit nga organet kompetente ne varrezat e vjetra te ketij fshati qe ndodhen brenda territorit te kishes se Shen Merise ne kete fshat. Nga kryerja e ketyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e nje sasie prej 58 m2 beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni duke zgjeruar bazamentin e ketij kryqi duke krijuar nje rrugice midis ketij kryqi dhe vendit ku eshte kambana si dhe nga ndertimi i shkalleve jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati qe jane germuar dhe me pas mbuluar nga betoni. Pasi u kryen te gjitha veprimet hetimore nga prokuroria diten e djeshme kane perfunduar hetimet dhe ceshtja ne ngarkim te te pandehurve Naum Disho kryetar i deges se OMONIA-s Korce Alqi Koroveshi dhe Luan Zace te akuzuar per vepren penale te ndertimit te paligjshem kryer ne bashkepunim dhe dhunimit te varreve kryer ne bashkepunim. Dosja i ka kaluar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce per gjykim.
DHUNIMI
Skandali i dhunimit te varreve te vjetra ne Boboshtice u ndez pas homazheve ne gjuhen greke qe nje jave me pare me rastin e festes se clirimit te Greqise ku u vendosen kurora ne memorialin e ndertuar. Pak ore pas homazheve u dogjen kurorat mbi memorial. Prefekti i Korces Andrea Mane tha se nuk ishte ne dijeni per dhunim varresh por denoi ashper veprimin per kurorat. Banoret e Boboshtices thone se ne keto varreza nuk ka pasur asnje ushtar grek te varrosur dhe se varret u prishen dhe u betonuan per te manipuluar historine. Nje ushtar grek i gjetur ne mal i vdekur ne vitin 1940 sipas banoreve eshte varrosur nga vete ata ne varrezat e reja qe ndodhen ne fund te fshatit.
Reagimi i Ministrise se Jashtme greke
ATHINE - Ministria e Jashtme greke e ka denuar disa dite me pare aktin e djegies se kurorave ne varrezen e fshatit Boboshtice. Zedhenesi Grigoris Delavekuras tha se mesha fetare e organizuar nga Konsullata greke dhe OMONIA me rastin e festes kombetare greke ne varrezen e fshatit Boboshtice pak dite me pare ishte nje feste qe zhvillohet cdo vit ne te njejten dite ne te njejtin vend. Sipas zedhenesit Athina eshte e shqetesuar prej akteve ekstreme te djegies se kurorave prej ekstremisteve sic i quajti ai. Keto ngjarje te shemtuara nuk prishin klimen e mire te marredhenieve midis dy vendeve tona. Ne Boboshtice ka pasur prej vitesh memorial kushtuar luftes. Djegia e kurorave eshte nje ngjarje tragjike dhe e denueshme nga ne. Ne te njejtin vend prej shume vitesh festohet aspirata dhe lufta e popullit tone per liri nga aksi fashist. Behet fjale per nje periudhe qe eshte shkruar me germa te arta - tha zedhenesi.
Disho mohoi dhunimin e varreve
KORCE - Kryetari i OMONIA-s per degen e Korces Naum Disho ka mohuar qe te jene prekur varret ne lidhje me ndertimin e rrugices se betonit mbi varrezat e vjetra ne Boboshtice. Ne nje komunikim me gazetaret Disho pretendoi se rrugica eshte ndertuar mbi rrugen ekzistuese dhe se memoriali per nderimin e ushtareve greke eshte ndertuar me pelqimin e banoreve te zones. Sipas Dishos pamje ne ekranet televizive ku shfaqen eshtra te dala nga toka pas ndertimit te memorialit jane improvizime. Ne emer te OMONIA-s ai denoi djegien e kurorave te vendosura me rastin e festes se clirimit te Greqise ne memorialin ne Boboshtice te Korces por nuk pranoi te fliste per tjeter gje. Nderkaq Prokuroria e Korces ka mbledhur materiale qe mund ta cojne ceshtjen ne gjykate megjithese i vetmi person i akuzuar deri tani eshte punetori Alqi Koroveshi qe ka punuar ne rrugicen e betonuar dhe qe ka pranuar se eshte paguar nga OMONIA. Prokuroria ka pyetur edhe banoret e Boboshtices te cilet kane pohuar dhunimin e varreve dhe nxjerrjen e eshtrave.
Hetimet e Prokurorise ne Korce
KORCE - Pas deshmive te punetorit te akuzuar fillimisht Prokuroria e Korces tha se akuzat rendonin dhe mbi kreun e deges se OMONIA-s ne Korce Naum Disho. Pas skandalit te Boboshtices dhe dhunimit te varreve te vjetra policia njoftoi se 44-vjecari Alqi Koroveshi akuzohet per dhunim te varreve dhe per kete po ndiqet ne gjendje te lire. 44-vjecari banues ne fshatin Polene te rrethit Korce akuzohet se ka hedhur beton ne varret e vjetra te fshatit Boboshtice te cilat ndodhen brenda territorit te kishes Shen Meria ne Boboshtice - tha policia duke shtuar se ai ka kryer punime duke hedhur beton per zgjerimin e bazamentit te nje kryqi te ngritur aty qe ne vitin 1996. Vete i akuzuari deklaroi se ai ishte paguar nga OMONIA per te bere nje pune te tille dhe nuk ka pasur dijeni se cfare kishte ne ate zone.
25 Nentor 2010