Ekstradohet Almir Rrapo i dorezohet FBI ne Rinas

Lajmi konfirmohet nga burime te Ministrise se Drejtesise. Ekstradimi i Rrapos u ekzekutua pak dite pas vendimit qe dha gjykata ne nje kohe qe 27-vjecari kerkoi lirine para gjyqesorit me pretendimin e skadimit te afateve te paraburgimit qe ne 2 nentor. Nga ana e tyre avokatet u perpoqen ta mbrojne klientin e tyre me nje vendim te marre ne Strasburg ku thuhej se i riu duhet te ekstradohej vetem nese per kete gje shprehej edhe Gjykata e Larte.
Qe nga muaji korrik kur Almir Rrapo u prangos ne kohen qe do aplikonte per tu pajisur me vize amerikane ceshtja e tij eshte shqyrtuar disa here nga Shkalla e Pare dhe Apeli per te shqyrtuar pretendimet e tij qe nga arrestimi i paligjshem deri tek perfundimi i afateve ne paraburgim.
Almir Rrapo do ti bashkohet keshtu pjeses tjeter te nje grupi kriminal qe jane nen akuze ne Amerike per vepime kriminale te bandes Krasniqi qe nga vrasja rrembimi trafiku i lendes narkotike nje organizate kjo qe sipas prokuroreve amerikane vepronte ne Nju Jork Konektikat dhe Micigan.