E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Meta fsheh 1.7 mln euro

Selia roze ka publikuar vleren e apartamenteve te fshehura sipas tyre nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne deklarimin e tij te pasurise.

Deputeti Taulant Balla tha se nje dokumentin e dorezuar nga zevendeskryeministri mungon apartamenti prej 600 metrash katrore dhe vila ne bregdetin e Gjirit te Lalzit.

Ne menyre perseri zyrtare ne verifikuam vleren e ketij apartamenti dhe te kesaj vile ne baze te cmimeve te references te tregut. Nga nje perllogaritje e sakte jo e jona por e eksperteve te tregut imobiliar rezulton se apartamenti prej 600 metra katrore ka nje vlere qe shkon ne 1.2 milion euro ndersa vila ne Gjirin e Lalzit 500 000 euro. Pra mekembesi i Sali Berishes Ilir Meta duket se ka fshehur perkundrejt ILDKP nje pasuri prej te pakten 1.7 milion eurosh tha Balla.

Ne kete situate Partia Socialiste i ka kerkuar Prokurores se Pergjithshme te zbardhe pasurine e fshehur te Ilir Metes e cila sipas deputetit Balla perben vetem majen e ajsbergut te pasurise se tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›