Ekstradohet Sokol Ymeri tentoi te perdhunonte nje femer

Nente vjet i shpallur ne kerkim nderkombetar per tentative perdhunimi te nje femre Sokol Ymeri 37 vjec nga Lushnja eshte ekstraduar nje dite me pare ne vendin tone pas arrestimit te tij disa kohe me pare ne Rome te Italise. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje me vendimin nr. 120 me 1 tetor te vitit 2003 e ka denuar Ymerin me 6 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Marredhenies seksuale me dhune ne bashkepunim e mbetur ne tentative. Sipas te dhenave te policise ne bashkepunim me nje tjeter shtetas Sokol Ymeri me 7 tetor te vitit 2002 ne Lushnje rreth ores 0200 te nates ka hyre me force ne banesen e shtetases E. S. dhe kane tentuar te kryejne marredhenie seksuale me dhune me kete shtetase. Policia tha se si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Romen ne daten 1.10.2010 u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone te te denuarit ndersa mesohet se ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas u eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.