Thyen lirine me kusht ne gjykate 11 kerkesa per rikthim ne burg

Sonila Mesareja
Ne rast te thyerjes se lirise me kusht penalizmi per te thyeresit e rregullave eshte rikthimi ne qelite e burgut. Kjo ka qene masa e marre nga Sherbimi i Proves organit qe mbikeqyr personat qe fitojne lirine me kusht duke iu drejtuar Gjykates se Tiranes me 11 kerkesa per revokim te mases se ekzekutimit te denimit ne liri me kusht. Shkak eshte bere mosrespektimi i kushteve te vendosura nga gjykata ne bashkepunim me kete sherbim ne momentin kur te denuarit kane kerkuar lirim me kusht. Nga mbikeqyrja ne terren e specialisteve te Sherbimit te Proves ka rezultuar se 11 personat per te cilet eshte kerkuar rikthim ne burg jane thyer rregullat nuk jane gjendur ne adresen e dhene apo dhe probleme te tjera te hasura. Kjo mase ekstreme per rikthim ne qelite e burgut vjen pasi permbushja e kritereve te vendosura per te perfituar nga Sherbimi i Proves nuk do te thote qe ti u lirove dhe mund te veprosh si te duash. Konsiderohet nje kusht qe ti te lexosh detyrimet qe ke pas lirimit dhe atyre duhet tu permbahesh pasi ne te kundert lirimi mund te revokohet po me vendim gjykate dhe te konvertohet serish ne denim me burg. Jane pikerisht specialistet e Sherbimit te Proves qe pergatisin raportet javore qe mund ti kerkojne prokurorit paralajmerimin apo dhe kthimin ne burg te personit qe thyen rregullin. Vetem gjate kesaj jave ne gjykaten e kryeqytetit do te shqyrtohen 11 kerkesa per rikthim ne qelite e burgut perkatesisht revokim te mases se lirise me kusht. Menyren sesi vepron specialisti pasi konstaton thyerjen e lirise me kusht jane sqaruar disa kohe me pare nga njeri prej specialisteve te ketij sherbimi Durim Lika. Raportet per mospermbushje te detyrimeve i dergojme shpesh prane prokurorit por jo per te gjitha raportet e derguara personit i revokohet denimi me kusht ne denim me burg pasi arsyet pse ndodh mospermbushja e detyrimeve jane te ndryshme. P.sh. nje mungese informacioni ne vendin e banimit apo dhe te tjera arsye jo te renda. Prokurori i paralajmeron per permbushjen e detyrimeve pasi ne te kundert rrezikojne konvertim te denimit ne burg dhe nuk ndodh me qe te kete probleme me keta persona - sqaroi per gazeten Standard specialisti Lika.
Personat per te cilet kerkohet revokimi i lirise me kusht
Agustin Kola
Arjan Sadikaj
Zamir Llakaj
Mentor Ferhati
Olsi Shahu
Arta Ibro
Fatjon Xhafa
Kristjan Lleshaj
Edmond Lleshaj
Klajdi Bani
Klaudjon Goseni