E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i udhetareve dhe eksportet nga porti i Durresit

style=positionrelativez-index2>

Burimet portuale dhe doganore bene me dije se eksportet per periudhen janar-prill 2011 kane shenuar rritje kryesisht te prodhimeve vendase te cilat jane transportuar me tragete dhe anije te tonazheve te medha por nderkaq per shkak te rritjes se cmimit te biletave te trageteve si pasoje e rritjes marramendese te naftes udhetaret kane lundruar pa automjetet e tyre. Burimet e APD duke ju referuar statistikave mbi flukset e udhetareve automjeteve dhe mallrave per 4-mujorin e pare te ketij viti i cili perfshin periudhen janar-prill 2011 deklaruan se ka rritje te ndjeshme. Sipas statistikave rezulton se tragetet kane transportuar 13 per qind me shume udhetare se nje vit me pare por me pak automjete. APD ka bere te ditura rezultatet e arritura ne sektorin e trageteve ku rezulton se gjate 4 muajve te pare te vitit 2011 jane transportuar gati 198 mije udhetare te cilet kane zgjedhur lundrimin me tragete permes portit te Durresit duke shenuar nje rritje prej 13 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nje rezultat i tille eshte arritur ne nje kohe kur tragetet kane kryer 93 lundrime me pak se sa vitin e kaluar. Nga statistikat e Autoritetit Portual te Durresit mesohet se tragetet kane kryer gjithsej 368 lundrime megjithate numri i udhetareve dhe vellimi i mallrave eshte rritur gradualisht per cdo muaj. Pjesen dermuese te pasagjereve e perbejne udhetaret shqiptare qe vazhdojne te jene amatore te detit dhe jo te transportit me linja ajrore. Jane 133.563 udhetare shqiptare ketej dhe nga Kosova qe jane regjistruar ne pikat e kufirit ne portin e Durresit. Pas largimit nga linjat detare te pese trageteve te amortizuar tashme kompanite e lundrimit kane zgjedhur mjete lundruese me kapacitete me te medha per udhetare dhe mallra duke zvogeluar njekohesisht edhe numrin e lundrimeve drejt porteve te Barit Ankones dhe Triestes dhe anasjelltas. Tragetet kane transportuar ne kater muaj afro 248 mije ton mallra 20 mije ton me shume se vitin e kaluar. Deshmi e rritjes se vellimit te mallrave eshte edhe numri i kamioneve dhe trajlerave te imbarkuar ne mjetet e medha lundruese. Sipas statistikave portuale mbi 22 mije automjete te medha transporti kane derguar drejt porteve te Italise 100.186 ton mallra shqiptare ndersa ne kthim kane sjelle ne Durres 147.530 ton mallra te huaja. Nderkaq numri i autoveturave te transportuara me tragete ka pesuar renie nga 39.767 qe ishte nje vit me pare ne 37.382 sivjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›