E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi stacion krocierash

style=positionrelativez-index2>

A. Ajazi

Nje anije turistike me 115 pasagjere ne bord nder te cilet 104 amerikane ka ndaluar ne Portin e Durresit. Anija Clipper Adventure me flamur nga shteti i Bahamasit gjatesi 100 m dhe gjeresi 16.24 m ka ardhur pas nje vizite ne Kotorr te Malit te Zi. Kjo eshte vizita e dyte brenda nje kohe te shkurter ne kete port ku vetem nje jave me pare u ankorua anija e famshme turistike Khalipso me 600 turiste nga vende te ndryshme evropiane.Te gjithe pas stacionimit vizituan Durresin Krujen dhe Tiranen. Anija turistike eshte e njohur si nje nga me luksozet ne rajon dhe ka destinacion portet kryesore te Evropes. Ky lloj turizmi shihet nga specialiste e turizmit si shume interesant. Sipas shefit te zyres se turizmit ne prefekturen e Durresit Tasim Besho ky lloj turizmi i sherben jo vetem permiresimit dhe promovimit te imazhit turistik te Shqiperise por eshte dje nje burim i mire te ardhurash per qytetet e vizitueshme nga keta turiste qe shpenzojne gjate ketyre vizitave. Sipas tij Durresi i ka te gjitha shanset qe te zhvilloje disa forma turizmi perpos plazhit dhe reres. Per kete duhet te stimulohen forma sherbimesh te cilat i sherbejne ketij turizmit si ushqimet bio qe mund te sigurohen nga prodhimet pa kimikate vendase natyra e virgjer ne zona akoma te pademtuara nga dora e njeriut rritja e nivelit te sherbimit ne lokalet dhe restorante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›