Ekstradohet i denuari me 9 vjet e 6 muaj per vrasje
TIRANE - Dhjete vjet i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje, Zaim Nelaj, 27 vjec, nga Saranda, eshte ekstraduar dje nga Mynihu, Gjermani, drejt Shqiperise. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, sipas se ciles, gjykata e Sarandes me date 22 maj te vitit 2001, e ka denuar Nelajn me 19 vjet heqje lirie, per vepren penale te "vrasjes me dashje" te Afrim Isufit, nderkohe qe ne aplikim te nenit 21 te Kodit Penal, i eshte ulur gjysmen e denimit, duke e denuar te pandehurin perfundimisht me 9 vjet e 6 muaj burgim. Vendimi ka marre forme te prere ne daten 02.06.2001, pasi nuk eshte ankimuar. Sipas policise, ngjarja per te cilen akuzohet i riu ka ndodhur me 29 tetor te vitit 1998, kur rreth ores 21:00, ne lokalin e Mehmet Myrtajt, ku Zaim Nelaj eshte ulur ne nje tavoline me Afrim Isufin. Pasi kane shkembyer fjale fyese me njeri-tjetrin, i pandehuri i ka kerkuar Isufit te dilnin jashte dhe te sqaroheshin. Pas disa minutash, njerezit qe ishin brenda ne lokal kane dale jashte dhe kane pare Nelajn ne pozicion sulmi, i cili vazhdonte te ofendonte Isufin, i cili ne ate moment qendronte i perkulur, pasi ishte goditur me thike ne pjesen e barkut. Menjehere ka nderhyre Leonard Kakaci dhe i ka marre thiken nga dora te pandehurit. Policia tha gjithashtu se me gjithe te shtenat ne ajer te nje polici, autori ka arritur te largohet, ndersa Afrim Isufi ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve. Ne aeroportin e Rinasit personi i ekstraduar iu dorezua Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, per te kryer denimin e dhena nga gjykata. A. Cena