E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i dënuari për vrasje

Nard Kodra, 31 vjeç, lindur në Shkodër, ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkodrës me 14 vjet heqje lirie. Kjo masë dënimi ndaj tij është marrë në prill të vitit të shkuar, duke e dënuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Shtetasi Nard Kodraj, më datë 12.10.1996, rreth orës 11:30, në qytetin e Shkodrës, ka qëlluar me thikë shtetasin shqiptar Jeton Halilaj, i cili, për shkak të plagosjes së rëndë, ka humbur jetën në spital. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 06.07.2010, në Itali. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-27 09:26
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›