E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, shpërthim në një banesë, s`ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në një banesë në fshatin Barbullonjë të Lezhës duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
 

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në banesën e shtetasit Gjovalin Frroku por fatmirësisht nuk ka lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›