Tapizë, çahet diga e liqenit, në rrezik 60 banesa
60 banesa në fshatin Tapizë të Krujës rrezikojnë të përmbyten nga liqeni, për shkak të një carjeje të digës. Banorët në panik kanë kërkuar ndihmë nga autoritet, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
KRUJE- Rreth 60 shtëpi në fshatin Tapizë në Krujë kërcënohen me përmbytje nga liqeni për shkak se diga e tij ka pësuar një carje vertikale si pasojë e rrjedhjes së ujit. Sasia e madhe e ujit e grumbulluar në liqen mund të shkaktojë carje më të thellë, duke rrezikuar jo vetëm tokat e mbjella aty pranë por edhe shtëpitë e fshatit.
Liqeni është ndërtuar në vitin 1960 dhe gjatë këtyre viteve ka pësuar here pas here dëmtime. Pavarësisht ndërhyrjeve për ti riparuar, punimet kanë rezultuar jo cilësore duke shkaktuar gjithnjë probleme.
Carja e mëtejshme e digës, mund të sjellë shkakrimin e një sasie prej rreth 800 metër kub uji, mjaftueshëm për të përmbytur 60 banesat. Banorët në pank kanë kërkuar ndihmë nga autoritet, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. (e.n/News24/BalkanWeb)