E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet në Itali, trafikanti më i madh në botë i kokainës

ROMË- Një kryetar i mafias italiane, i konsideruar si trafikanti më i madh i kokainës në botë, do të ekstradohet sot drejt Italisë, pas arrestimit të tij në një qendër tregtare në Kolumbi.

Roberto Pannunzi u arrestua dje në Bogota me një kartë identiteti false venezuelane gjatë një operacioni të përbashkët të policisë kolumbiane dhe njësisë amerikane të luftës kundër drogës, DEA. 

"Bëhet fjalë për importuesin më të madh të kokainës në botë," deklaroi Nicola Gratteri, asistenti i prokurorit të Reggio Calabria, në jug të Italisë. 

"Është i vetmi që mund të organizojë blerjen dhe shitjen e sasive të kokainës prej më shumë se 3 tonësh", tha ai.
"Pannunzi është i vetmi që mund të bëjë tregti me organizatat mafioze "Ndrangheta" dhe "Cosa Nostra". Ai është padyshim trafikanti më i madh i drogës në botë", theksoi Gratteri. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›