Kanada, shpërthen treni me lëndë kimike, 50 të zhdukur
KANADA- Një tren që transportonte lëndë kimike ka shpërthyer në një qytet të Kanadasë, duke detyruar evakuimin e mbi 1 mijë personave. Shpërthimi shkaktoi një top të madh zjarri dhe tym të zi në ajër, duke shkatërruar shumë ndërtesa në qendrën e lokalitetit të Lak Megantik, rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit. Sipas Reuters, stihia e zjarrit ka “gëlltitur” rreth 30 shtëpi në qendër të këtij vendbanimi, ndërsa rreth 50 persona vlerësohen të zhdukur.
Treni me 80 vagonë-cisterna, doli nga shinat në orët e para të së shtunës. Shërbimet e emergjencës që punuan gjatë orëve në vazhdim deklaruan se nuk mund të bënin të ditur nëse kishte pasur ose jo viktima.
Zjarrfikësit nga kufiri përtej në Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për shuarjen e flakëve, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.
“Kur sheh qendrën e qytetit tënd pothuajse të shkatërruar, pyetja që lind është se si do ta kalojmë këtë katastrofë”, deklaroi në një intervistë kryetari i bashkisë së qytezës, Colette Roy Laroche.
Treni me 80 vagonë-cisternë, të mbushur me produkte nafte, disa prej të cilave shpërthyen, duke shkaktuar flakë që përfshinë shtëpitë përreth. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Disa nga ngarkesa që transportonte treni, që kishte si destinacion Meinin, në SHBA, u derdh në lumin Shaudier që ndodhet aty pranë.
Lak Megantik është një qytezë me liqen në afërsi të kufirit me Main dhe Vermont, dhe ka një popullësi prej rreth 6 mijë banorësh.
(e.m/koha/BalkanWeb)