E Diel, 1 Nëntor 2026

Dehet me alkool, i ve zjarrin baneses

Jeta e gjashte familjeve eshte rrezikuar pas venies se qellimshme te nje zjarri ne lagjen "Zinxhire" te Gjirokastres. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, ndersa autor i saj eshte cilesuar nje i divorcuar qe jetonte i vetem ne banese dhe qe ne momentin kur ka vene zjarrin ka qene i dehur. Edmond Xhiko eshte shoqeruar ne komisariat pas ngjarjes, nderkohe qe, sipas hetimeve, i dyshuari ishte divorcuar disa vite me pare nga bashkeshortja. Sipas burimeve nga reparti zjarrfikes i Gjirokastres, flaket kane perfshire nje banese kolektive, dykateshe, ku jetonin 6 familje nen te njejten cati. Policia kreu hetimet qe nisen rreth ores 23:00 te se henes, ndersa jane shuar nga punonjesit e zjarrfikeseve flaket, duke shpetuar te rrezikuarit. Per fat te mire, demet kane qene materiale dhe nuk ka asnje te lenduar. "Vume re se komshiu yne ne gjendje te dehur i kishte vene flaken shtepise dhe kishte dale jashte", thane banoret dje, per gazeten "KJ". "Brenda pak minutash, te ndihmuar edhe nga familjet qe jetojne ne kete godine, ne munden te lokalizonim flaket ne apartamentin e katit te pare", thote Lefter Qirici, shef i sherbimit zjarrfikes ne Gjirokaster. Zjarri ka shkrumbuar gjithcka ne apartamentin e 43- vjecarit Xhiko, qe u shoqerua ne komisariat.
B. Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›