Shiste perime, aksidentohet me vdekje e moshuara
Korce - Nje 65-vjecare ka humbur jeten ne nje aksident automobilistik dje ne rrethin e Korces. E moshuara Raime Bregu kishte dale per te shitur prodhime bujqesore anes rruges nacionale Korce-Pogradec, kur eshte goditur nga nje motociklete rreth ores 10:00 te paradites se djeshme. Burime zyrtare bene te ditur se i dyshuari si shkaktar i aksidentit eshte 27-vjecari Marsel Gallo, i cili u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ai eshte kapur disa minuta me vone dhe eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit.
G.A