E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekstradohet në Turqi bosi i kriptomonedhave, Faruk Ozer

Është ekstraduar këtë të enjte (20 prill) në Turqi, bosi i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.

Ky i fundit ka mbërritur në orën 10:15 në Aeroportin e Stambollit, ku iu dorëzua ekipeve të Departamentit të Policisë së Aeroportin.

Sipas mediave turke, Faruk është dërguar në qendrën policore ku do i nënshtrohet kontrollit shëndetësor dhe procedurave, dhe më pas pritet të dërgohet në selinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Stambollit.

Edhe Interpol Tirana ka njoftuar se turku Faruk Fatih Ozer është ekstraduar në Turqi, ku do të gjykohet për mashtrimin e 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, ku dëmi ekonomik kap vlerën e 2 miliard dollarë.

Shtetasi turk u kap më 30 gusht 2022, në Himarë gjatë operacionit të koduar “Brain”, pasi 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. 

Procesi i ekstradimit

Ozer, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia, u arrestua më 30 gusht 2022 në Shqipëri.

Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Ozer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Ozer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Ozer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›