Rrëmbyen dhe dhunuan 47-vjeçarin, policia arreston 35-vjeçarin, në kërkim vëllai i tij

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi kanë marrë me forcë në makinë një 47-vjeçar duke e dhunuar atë, me pretendimin e u kishte para borxh.
Sipas policisë, 35-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij, 28-vjeçar, kanë marrë me forcë mbrëmjen e djeshme (19 prill) nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, 47-vjeçarin, duke e futur këtë të fundit në makinë dhe duke e dhunuar.
Policia sqaron “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë”.
Policia ka arrestuar 35-vjeçarin A.B., kanë shpallur në kërkim vëllanë e tij, 28-vjeçarin F.B, pasi dhunuan 47-vjeçarin Gj.F.
/rtsh.al/